Këngëtarja nga Shqipëria, e cila tashmë disa vite po mundohet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte pjesë e disa organizimeve të Partisë Demokratike në Shqipëri muajve të fundit.
Mes deklaratave të dhëna së fundi ajo e quajti kryeministrin Berisha si “hero të kombit”, ndërsa në një rast tjetër tha “E dua Dr. Berishën”. Dhe fjalët e saj admiruese për doktorin vazhdojnë më tej.
“Unë dhe doktor Berisha kemi histori më të gjatë. Unë jam rritur me koncertet e vizionit në 1996 dhe sigurisht kujtimet e mira nuk harrohen. Unë kam qenë dhe do të mbetem fansja numër 1 e Doktorit”, ka thënë Bleona në një intervistë të fundit për mediat shqiptare.
Por, pavarësisht fjalëve të bukura për Sali Berishën, Bleona së fundi kishte kënduar edhe në një organizim të Partisë Socialiste.
No comments:
Post a Comment